.
Published On: Mon, Dec 23rd, 2013

Të zvogëlohet numri drejtorive, të rriten pagat e drejtorëve

Share This
Tags

kdi-Gjakovë- Instituti Demokratik i Kosovës, një nga organizatat jo qeveritare e cila e bën monitorimin e Kuvendeve Komunale në Kosovë, i ka rekomanduar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të zvogëlojë numrin e drejtorive komunale ndërsa drejtorëve të mbetur t’ua rrisë pagat, në mënyrë që puna e qeverive lokale të jetë më efikase sesa deri më tani.

Duke folur për komunën e Gjakovës, KDI ka rekomanduar se kjo komunë, bazuar edhe në numrin e ulëseve të Kuvend, duhet të ketë shtatë drejtori, ndërsa paga e drejtorëve duhet të jenë për një koeficient më të madh.

Ndryshe, qeveria e kaluar lokale në Gjakovë ka pas 12 drejtori. Me të njëjtin numër të drejtorive duket se do të vazhdojë punën edhe kryetarja e re Mimoza Kusari – Lila, e cila megjithatë ka paralajmëruar se brenda 2 apo 3 muajsh do ta zvogëlojë këtë numër.

Paralajmërimet e para të kryetares kanë qenë për 7 drejtori, por duket se përfundimisht ajo do të përcaktohet për 9 drejtori. Për t’u zvogëluar numri i drejtorive, fillimisht nevojitet ndryshimi i Statutit të komunës, gjë për të cilën nevojiten 2/3 e votave, numër të cilin nuk e ka aktualisht koalicioni lokal qeverisës./radiogjakova/