.
Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Tekstet shkollore falas, këtë vit deri në klasë të pestë

Share This
Tags

Ministria e Arsimit nuk do t’i shpërndajë më tekstet falas nga klasa e VI deri në të IX, por vetëm nga klasa e parë deri në të pestën.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky vendim është marrë pasi janë grumbulluar shumë tekste të cilat mund të shfrytëzohen edhe pas përdorimit.

Gjithashtu u tha se shpërndarja e teksteve falas i ka kushtuar shumë Qeverisë së Kosovës, deri në 7 milionë euro në vit.

Për të kursyer buxhetin dhe për të shfrytëzuar librat e grumbulluar, të cilat mund të përdoren përsëri, është marrë vendimi që të mos shpërndahen falas librat nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.