.
Published On: Tue, Aug 1st, 2017

Temperaturat e larta, kujdes me ushqimet

Share This
Tags

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e produkteve të ndryshme ushqimore dhe një gjë e tillë ka bërë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë të shtohet dukshëm numri i pacientëve me simptoma të helmimit.

Dr. Teuta Shala, specialiste infektologjisë në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë, ka ftuar qytetarët që të kenë më shumë vëmendje në datat e skadencës së produkteve të ndryshme ushqimore si dhe të shmangin konsumimin e disa të tjerave.

Ajo këshillon që në këto ditë të shmangen disa prej produkteve të mishit si sallama, por edhe produktet e qumështit dhe të vezëve përfshirë majonezën.

Qytetarët duhet në vazhdimsi të konsumojnë sasi të bollshme të ujit natyral, jogurtit e të tjera ndërkohë që nuk duhet të konsumojnë lëngje të ëmbla.

Në anën tjetër me paraqitjen e simptomeve të para të helmimit duhet të paraqiten tek mjeku./radiogjakova/