.
Published On: Fri, Oct 28th, 2016

Tetë këshilltar komunal i bashkohen kryetares Mimoza Kusari Lila-inciativës së subjektit të ri politik

Share This
Tags

Tetë këshilltar komunal, gjashtë nga subjekti politik Aleanca Kosova e re dhe 2 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tash e tutje do të funksionojnë si një grup, në kuadër të Kuvendit të Komunës. Ky vendim është bërë publik sot në takimin e Asamblesë Komunale, nga ish këshilltari i AKR-së Hasan Krasniqi. Nga ky subjekt Krasniqit i janë bashkaur edhe këshilltarët: Jeton Vorfi, Mahmut Lila, Rina Domi, Sevdije Haxhibeqiri dhe Vjollca Roka. Ndersa nga AAK grupit i janë bashkuar këshilltarët: Mirdita Ademaj dhe Xhevat Zeneli. Sipas Krasniqit ky grup do të mbështesë kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila dhe inciativën e re për një subjekt të ri politik që është në formim. Me këto lëvizje të këshilltarëve, ky grup tash del të jetë më i madhi në kuadër të Asamblesë komunale. Sqarime per kete para asambleisteve dha asambleisti Hasan Krasniqi. Pas këtyre zhvillimeve, ku gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ne postimin e saj ne facebbok ka shkruar: ”Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike pikërisht nga Asambleja e Gjakovës. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim.”