.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Teuta Sahatqija: Fjalët e Jabllanoviqit janë të rënda

Share This
Tags

teuta-sahatqijaNënkryetarja e LDK-së – njëherazi deputete e Kuvendit të Kosovës – Teuta Sahatqija, thotë se nuk arsyetohet ministri që nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme.

“Fjalët e ministrit Jabllanoviq janë të rënda e të papranueshme dhe prekin në plagët e pashëruara të qytetarëve të Gjakovës. Në Gjakovë nuk ka shtëpi e familje e cila nuk e ka përjetuar egërsinë e luftës. Nuk arsyetohet mosnjohja e fakteve të një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme nga një ministër i Qeverisë”, thotë Sahatqija.