.
Published On: Tue, Jun 6th, 2017

Thaçi e Rama takohen në Gjakovë

Share This
Tags

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë takuar në një prej restoranteve të Gjakovës.

Thaçi e Rama kanë thënë se takimi i tyre ishte miqësor. Disa qytetarë kanë shfrytëzuar që të bëjnë edhe foto me kryeministrin shqiptar.

Ndryshe nga Presidenti Thaçi të cilit ia ndalon kushtetua përfshirjen në fushatë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijon turin e tij për të bindur shtetasit shqiptarë t’ia besojnë një tjetër mandat qeverisës.

Ditën e martë, Rama ka pasur takime në veriun e vendit, përkatësisht në Has dhe Kukës, por kishte vendosur të drekonte në Gjakovë./radiogjakova/