“Thirrjet e Nënave” kundërshtojnë themelimin e QBPZh-së
Shoqata “Thirrjet e Nënave” Gjakovë ka reaguar dhe ka kundërshtuar themelimin e shoqatës së re “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, nga Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunoviç.
Në reagimin e kësaj shoqate të cilën e ka nënshkruar kryetarja Nesrete Kumnova, ndër të tjera thuhet se Bajram Qerkini, nuk përfaqëson të gjitha familjet e të zhdukurve në Kosovë, prandaj familjarët e të zhdukurve të mbledhur rreth kësaj organizate janë të indinjuar dhe distancohem nga ky veprim i pamatur.
“Neve na dallojnë kërkesat për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë, sepse Serbia kriminale i ka vrarë, masakruar dhe zhdukur bijat dhe bijtë tonë në shtëpitë tona, ndërsa serbët kanë qenë agresor dhe kriminelë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë shoqatë të re dhe Bajram Qerkinit i themi se nuk të njohim dhe nuk je përfaqësues i familjeve tona”, thuhet në këtë reagim./radiogjakova/