.
Published On: Sat, Nov 30th, 2013

Thuaj jo dhunës ndaj gruas!

Share This
Tags

ban-ki-moon1Gjakovë- Në tërë Kosovën po vazhdon Fushata Globale Kundër Dhunës Gjinore e cila edhe në komunën e Gjakovës po shënohet me aktivitete të ndryshme të cilat në fokus kanë sensibilizimin e popullatës kundër çfarëdo lloj dhune, sidomos kundër dhunës ndaj gruas.

Sipas Lumnije Shllakut udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore në Kuvendin Komunal të Gjakovës, trajtimi jo adekuat i gruas në shoqëri, përkatësisht në familje vështirëson edhe më tepër pozitën e saj në vendin tonë.  “Dhuna në baza gjinore vazhdon të jetë shkak i trajtimit të pabarabartë dhe të padrejtë në shoqërinë tonë“, thekson Shllaku.

Sipas saj edhe pse janë bërë hapa në miratimin e ligjeve që i njohin të drejtave të grave, duhet edhe shumë për t’u bërë në praktik. Në këtë drejtim udhëheqësja e Zyrës për Barazi Gjinore në Kuvendin Komunal të Gjakovës, veçon edhe përpjekjet në nivel të komunës së Gjakovës, për krijimin e mekanizmave përkatëse për paraqitjen e rasteve të dhunës ndaj gruas.

Ndryshe, në një hulumtim të publikuar nga Këshilli i Evropës thuhet se në tërë Evropën një e  pesta deri tek gjysma e të gjitha grave kanë përjetuar dhunë fizike të paktën një here në jetën e tyre si të rritura dhe më shumë se një e dhjeta e tyre kanë vuajtur nga dhuna seksuale e cila ka përfshirë përdorimin e forcës fizike./radiogjakova/