Trëndafila dhe urime për lehonat në “Isa Grezda”
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që gjatë ditës së enjte janë organizuar me rastin e shënimit të 8 Marsit, një grup i grave asambliste kanë zhvilluar vizitë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, përkatësisht në repartin Obstetrik-Gjinekologjik të këtij spitali.
Gjatë kësaj vizite, asamblistet e Gjakovës kanë takuar personelin shëndetësor si dhe gratë lehona, të cilave edhe ua kanë uruar festën e 8 Marsit.
Pas kësaj, grupi i grave asambliste kanë qëndruar edhe në shtëpinë muze të familjes Qerkezi, ku janë takuar me Ferdonije Qerkezi, nënën shembull të sakrificës e njëkohësisht edhe tragjedisë së gruas shqiptare përgjatë historisë sonë.