.
Published On: Sun, Jan 26th, 2014

Tri mbledhje komemorative për Xharavinen

Share This
Tags

zarushi-Gjakovë- Të hënën pritet që të mbahen tri mbledhje komemorative në nderim të vepres së Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina – Zarushit. Akoma nuk dihet ora e saktë kur do mbahen secila prej tyre, por janë të njohur organizatorët.

Radio Gjakova ka mësuar se njëra do jetë nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, pjesë e së cilës Xharavina ishte për dy mandate si këshilltare nga rradhët e AKR-së.

Tjetra do organizohet nga partia së cilës i ka takuar Zarushi, Aleancës për Kosovë të Re ku do të marrin pjesë strukturat më larta të këtij subjekti politik.

Ndërsa e treta pritet të organizohet nga Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, ku Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina i kushtoi pjesen më të madhe të jetës së saj duke shërbyer pacientëve me përkushtim të madh./radiogjakova/