Tryezë për tolerancën fetare ndër shekuj te shqiptarët

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Ssport e Gjakovës në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, organizoi tryezën e rrumbullakët në temën “Toleranca fetare te shqiptarët gjatë shekujve”.
Në fjalën e saj, kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila, ka thënë se bëhët fjalë për një temë që është një nga virtytet e kombit shqiptarë, ndërkohë që, sipas saj më mirë është që të parandalohet se sa të shërohet. Lidhur me këtë Kusari-Lila ka thënë se një situatë e tillë ka pasur mundësi të parandalohet më parë, e jo të shërohet sot.
Në anën tjetër profesori i sociologjisë dhe filozofisë, Bashkim Canhasi, ka vecuar përdorimin e fesë për qëllime të ndryshme, duke u ndërlidhur me situatën aktuale në Kosovë.Referues tjetër në tryezën në Gjakovë, prof. Dr. Masar Rizvanolli, ka folur për historinë e tolerancës ndër fetare tek shqiptarët, duke sjellë shembuj konkret gjatë historisë që nga ilirët./radiogjakova/










