TURPI, “Krena” fillon të ndotet përsëri
Gjakovë- Ende pa u bërë një javë qysh kur ka filluar pastrimi gjeneral i lumit “Krena”, njerëz të pa ndërgjegjshëm kanë filluar që përsëri të hedhin mbeturina në pjesët e pastruara, duke ndikuar kështu që në “Krenë” të kthehet gjendja e mëparshme.
Kjo gjë ka shqetësuar qytetarët që ja duan të mirën ambientit e po ashtu edhe zyrtarët komunal. Kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila ka thënë se është e indinjuar me këtë veprim, prandaj ka paralajmëruar masa shtesë për ndëshkimin e keqbërësve.
Ajo ka thënë se qysh nga java e ardhshme do të shtohet numri i atyre që do t’i kontrollojnë shtretërit e lumenjve, në veçanti atë të lumit “Krena”, dhe masat ndëshkuese për të gjithë ata që kapen në flagrancë do të jenë mjaft të ashpra. Kusari – Lila ka thënë me bindje të plotë se asnjë qytetar që kapet duke hedhur mbeturina nuk do të shpëtojë nga gjobitja./radiogjakova/