.
Published On: Wed, Dec 17th, 2014

UGJ “Fehmi Agani” marrëveshje bashkëpunimi me “Northern Illinois”

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiUniversiteti Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon bashkëpunimet me universitetet ndërkombëtare. Në fillim të këtij muaji në Çikago u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit  “Northern Illinois”  dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Zv. Rektori Prof.Dr.Raymond Alden dhe Rektori Prof.Dr. Bajram Nuraj. Marrëveshja e bashkëpunimit përfshinë shkëmbimin e stafit akademik, mobilitetin e studentëve, pjesëmarrjen në projekte të  përbashkëta kërkimore-shkencore dhe shumë çështje të tjera me interes të ndërsjellët. /radiogjakova/