.
Published On: Thu, Jul 16th, 2015

Universiteti i Gjakovës, vende të rezervuara për komunitete

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiNë Universitetin e Prishtinës në konkursin e shpallur për pranim të 7 mijë 880 studentëve të rinjë për vitin akademik 2015/2016 . Ndërkaq, në Universitetin e Gjakovës, prej 560 vendeve të shpallura për pranim të studentëve, 35 sish janë të ndara për komunitetet Rom, Egjiptas, Ashkali dhe të tjerë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në takimin e fundit të Komitetit për Komunitete në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Bashkim Kurti, zyrtar në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim. Nisur nga fakti se viteve të kaluara ka pasur raste kur të tjerët kanë përfituar nga vendet e rezervuara për pjesëtarët e komuniteve Rom, Egjiptas dhe Ashkali.

Poashtu janë të ndara 328 mundësi studimi për pjesëtarë të komunitetiteve minoritarë, prej të cilave 141 vende janë ndarë për komunitetet Rom, Egjiptas dhe Ashkali,  Kurti ka thenë se këte vit kanë ndryshuar kushtet për aplikim

Pos kësaj zyrtari në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim në Gjakovë, Kurti ka njohtuar edhe për ecurinë e regjistrimit të pjesëtarëve të komuniteve RAE në shkollat e mesme dhe fillore të komunës sonë.

Ndryshe, Kurti ka ftuar pjesëtarët e interesuar për studime nga komunitetet Rom, Egjiptas dhe Ashkali për tu paraqitur në Zyrën komunale për Komunitete për të marrë udhëzime të mëtutjeshme për lehtësirat e krijuara për këte destinim.