.
Published On: Fri, Sep 4th, 2015

Univerziteti “Fehmi Agani’ bëhet me Këshill Drejtues

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiËshtë mbajtur në Gjakovë mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të Univerzitetit “Fehmi Agani’. Kryesues i Këshillit Drejtues është zgjedhur prof. dr. Luan Ahma, profesor dr. Mirlinda Batalli është zgjedhur zëvëndëskryesuese e Këshilli Drejtues, ndërkaq Gentiana Muhaxheri, sekretare.

Në këte takim është bërë konsituimi komplet i Këshillit Drejtues të Univerzitetit “Fehmi Agani në Gjakovë, në të cilin pos prof. dr. Luan Ahmës, professor dr. Mirlinda Batalli dhe Gentiana Muhaxheri, gjëndën edhe Mimoza Kusari-Lila, Besim Muhadri, Selami Sulejmani dhe Kushtrim Grezda.

Ndryshe në këte takim është marrë vendimi për shpalljën e konkursit për zgjedhjen e rektorit të Univerzitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Shpallja e konkursit do të bëhët, të hënën, me 07 shtator.