.
Published On: Thu, Jul 24th, 2014

Urës së Rakovinës, edhe pas dy viteve, mbetet e pa riparuar

Share This
Tags
ura-rakovines1
 
Po bëhet gati 2 vjet nga dëmtimi i Urës së Rakovinës e gati një vit nga ndërtimi i urës provizore dhe nxerrja nga funksioni i urës së dëmtuar. E ndonëse premtimet për rregullimin e saj kishin qenë të shpeshta dhe me afate të shkurtra kohore, gjendja vazhdon të mbetet e njejtë sikurse ditën e parë. I
 
shte ministri Agim Qeku që pat premtuar se ura do të rregullohet shumë shpejtë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur sot e asaj dite. Fillimisht ishte raportuar se arsyet e mos rregullimit të urës kanë qenë deshtimet e tenderëve disa herë rradhazi, konkretisht mos intersimi i kompanive kosovare për ta kryer këtë punë, ndërsa ka disa muaj që më askush prej qeverisë apo ministrisë së infrastukturës nuk jep arsyetime për ngecjen e këtij projekti. 
 
Duket se ura e Rakovinës tashmë ka rënë viktimë e zhvillimeve politike, dhe për qeveritarët sigurimi i një mandati tjetër është më e rëndësishme se ky project. Nga ana tjetër, banorët e fshatrave për rreth dhe qytetarët që e frekuentojnë shpesh këtë urë, vazhdojnë të ankohen për këtë neglizhencë të institucioneve, duke kërkuar që të njejtat të veprojnë sa më shpejtë për rregullimin e urës së dëmtuar.