.
Published On: Thu, Jun 2nd, 2016

Vazhdojne ne Gjakove aktivitetet ne kuadër te Javes Olimpike

Share This
Tags

Me një mori aktivitetesh nga sporte të ndryshme dhe me pjesëmarrjen e qindra nxënësve nga shkollat fillore, është mbajtur dita e tretë e Javës Olimpike, që për herë të parë po organizohet në komunën e Gjakovës. Dita e tretë në frymën e olimpizmit ka nisur me një kuiz të diturisë, që për temë ka pasur sportin. Në një atmosferë tejet relaksuese, nxënës nga shkolla të ndryshme kanë treguar aftësitë e tyre në këtë temë, duke qenë mjaft të suksesshëm në gjetjen e përgjigjeve për sportet olimpike, kampionët në këto sporte e të tjera.

Dita ka vazhduar në qendër të qytetit, vend në të cilin është mbajtur gara në vrapim, me pjesëmarrjen e rreth 100 fëmijëve të moshës 10 deri 12 vjeqare. Edhe në këtë garë, fëmijët kanë dëshmuar aftësi të mira fizike dhe njohuri në rregullat e vrapimit, shenjë kjo për përkushtimin dhe dashurinë e tyre ndaj sportit. Sot ( te enjten) u mbajten Garat në futboll tek stadiumi te pallati sporteve, pastaj edhe garat në tenis tek Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”.