.
Published On: Sat, Jul 26th, 2014

Vazhdon aksioni për rrenimin e objekteve pa leje ndërtimi

Share This
Tags
 carshia-gjakova11
Komuna e Gjakovës, gjegjësisht drejtoria për punë inspektuese, e ka vazhduar edhe sot aksionin për rrënimin e objekteve pa leje dhe pa mundësi legalizimi. Në këtë drejtim është rrëzuar kati i tretë i objektit që është pronë e familjes Haxhibeqiri në Çarshi të vjetër, i cili e ka shkelur lejen e ndërtimit, duke e kaluar etazhitetin për një kat.
Zyrtarë të komunës kanë bërë të ditur se ky objekt ndodhet në zonën e mbrojtur të trashëgimisë kulturore, prandaj e ka të pamundur legalizimin. Për këtë arsye, rrënimi i pjeses pa leje ka qenë veprim i domosdoshëm. Sipas Ali Tafarshikut, shef i kabinetit të kryetares Mimoza Kusari–Lila, komuna është e vendosur që të mbrojë me çdo kusht trashëgiminë kulturore, ndërsa po ashtu me çdo kusht po punon edhe për respektimin e planeve rregulluese urbane.
Ai ka bërë të ditur se aksione për rrënimin e objekteve pa leje do të ketë edhe ditëve në vazhdim. Nga ana tjetër, vendimi për rrënimin e këtij objekti është kundërshtuar nga pronarët, të cilët madje edhe kanë tentuar që të rezistojnë fizikisht. Për këtë është nevoitur ndërhyrja e policisë, e cila e ka qetësuar situatën dhe u ka mundësuar punëtorëve të komunës ta rrënojnë objektin.