Vdes një grua në qendër të Gjakovës
Një grua 49-vjeçare ka vdekur sot në orët e paradites, në rrugë përkatësisht, në afërsi të objektit të Kuvendit të Komunës në Gjakovë.
Ajo derisa ishte duke ecur rrugës kishte rënë në tokë pa vetëdije, ndërkohë që policia me të marr informatën ka dal në vendin e ngjarjes dhe menjëherë e ka dërguar për në spital.
Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj dhe meqë nuk ka pasur kurrfarë shenja të lëndimit është konstatuar po ashtu se bëhet fjalë për një vdekje natyrale e jo nga aksidenti në trafik si pasoj e goditjes së ndonjë automjeti siq është raportuar, menjë herë pas ngjarjes, në disa nga portalet e vendit./radiogjakova/










