Vendimi, AAK-ja duhet të lirojë hapësirat e Komunës
Gjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, përkatësisht pas rekomandimeve të grupit punues për shfrytëzimin e objekteve në pronësi të Komunës së Gjakovës për veprimtarinë e organeve të administratës komunale, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të punës të cilat shfrytëzohen për funksionimin e zyrës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Gjakovë, hapësira këto të cilat gjendën në objektin komunal në rrugën “Sefedin Xërxa”, pa numër, në Gjakovë.
Në vendimin e kryetarës Kusari – Lila, ndër të tjera thuhet se “Objekti në të cilin funksionon zyra e AAK-së, Dega në Gjakovë, është në pronësi të Komunës së Gjakovës, ndërsa i njëjti duhet të lirohet për arsye të renovimit dhe të shfrytëzimit për nevoja të organeve të administratës komunale./radiogjakova/