.
Published On: Tue, May 5th, 2015

Rreth 7 mijë euro për shenja komunikacioni

Share This
Tags

carshia-gjakova11Drejtoria e Shërbimeve Publike, konkretisht sektori i komunikacionit që vepron në kuadër të kësaj drejtorie ditëve të fundit është duke punuar në vendosjen e shenjave horizontale dhe atyre vertikale nëpër rrugë të ndryshme të qytetit të Gjakovës.

Siç ka bërë të ditur Lekë Sina, shef i sektorit të komunikacionit, vendosja e të dy llojeve të shenjave ka qenë e domosdoshme, për faktin se shenjat ekzistuese kanë qenë shumë të dëmtuara kohëve të fundit, por në disa vende edhe nuk ekzistojnë fare, për faktin se ato vertikalet kanë qenë të fshira nga koha, ndërsa horizontalet, që janë shenjat e punuar nga hekuri dhe alumini, në vazhdimësi po vidhen.

Sipas Sinës, shenajt horizontale po vendosen në rrugët “Tirana”, “UÇK”, dhe “Skënderbeu”, ndërsa shenjat vertikale po vendosen aty ku mungojnë. Ndryshe nga shenjat e mëhershme, shenjat e reja që po vendosen thuhet se janë të një cilësie më të mirë, ndërsa i tërë ky projekt po kushton rreth 7 mijë euro, mjete këto të siguruar nga buxheti komunal./radiogjakova/