.
Published On: Tue, Jul 18th, 2017

“Vera e Ohrit”, Blerim Grubi i vetmi artist shqiptar pjesëmarrës

Share This
Tags

Violinisti me origjinë nga Gjakova, Blerim Grubi, është emri i vetëm shqiptar që do të interpretojë në edicionin e 57-të të festivalit “Vera e Ohrit”.

Ai do të performojë në natën e parafundit së bashku me Marija Vërshkovën në një koncert në piano e violinë në kishën Shën Sofia.

Mirëpo, mungesa e një tjetër artisti të madh gjakovar ka bërë bujë të madhe. Shkëlzen Doli nuk do të marrë pjesë në festivalin e sivjetëm “Vera e Ohrit”, njëjtë sikurse edhe Inva Mula.

Anulimi i pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë si Doli apo Mula, nuk sqarohet nga drejtori i Festivalit Oliver Arsovski, nëse bëhet fjalë për angazhime të tjera apo për ndonjë mosmarrëveshje.

Pas dhjetë vitesh, ky edicion i festivalit “Vera e Ohrit” ka pësuar shumë ndryshime duke nisur nga drejtues e duke vazhduar në stafin përzgjedhës për pjesën e muzikës dhe të dramës. Festivali hap siparin të mërkurën në mbrëmje dhe mbyllet më 20 gusht.