Vesa vazhdon, “viktima” Varaku (VIDEO)
Tiranë- Dueli i fundit i mbrëmjes së premte në “The Voice of Albania”, kujtoi një përballje të para dy javeve në skuadren e Eltonit. Besniku e Vesa garuan mes tyre me dy këngë rock shqiptare. Vesa që në fillim shpresonte që të mos konkuronte me Besnikun pasi që të dy janë nga Gjakova.

Besniku arriti në këtë fazë pasi u shpëtua nga Alma pas betejes së humbur me Anisen në skuadren e Eltonit. Vesa, që ka qenë pjesë e skuadres së Almes që në fillim të gares, erdhi në këtë fazë nga një tjetër betejë pa të humbur, përballë Esteles.
Besniku solli “Ti je vetëm një iluzion” të rokerit kosovar BB Poqi, ndërsa Vesa “Na lini të jetojmë”, një hit i vjetër i Elton Dedes. Në perfundim të gares, Alma zgjodhi Vesen për tëe shkuar në netet finale.
Pas gares konkurrentet thane:
Vesa: Prisja fitoren por nuk prisja kete sfide
Besniku: Me vjen mire te humbas kunder Veses










