Vetëvendosje zyrtarizon Driton Çaushin
Ashtu siç pritej, Driton Çaushi do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje.
Të shtunën u mbajtën zgjedhjet e brendshme ku mbi 1 mijë anëtarë të qendrës së Gjakovës i dhanë besimin Çaushit që të jetë kandidat i tyre për kryetar.
Çaushi i bashkohet kështu Mimoza Kusarit të Alternativës, Ardian Gjinit të AAK-së dhe Fazli Hoxhës së Nismës që tashmë zyrtarisht janë pjesë e garës për kryetar komune.
Partitë e tjera të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë kanë kohë edhe 24 orë për të paraqitur kandidatët e tyre duke qenë se më 22 gusht mbyllet edhe afati zyrtar i KQZ./radiogjakova/