Vetëvritet 51-vjeçari, hidhet nga kati i 6 i pallatit
Të mërkurë rreth orës 06:00 të mëngjesit stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal “Isa Grezda” të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit.
Viktima është F.P., 51-vjeç, nga Gjakova.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrapa objektit të “Viva Fresh” në qendër të qytetit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë.