.
Published On: Wed, Aug 10th, 2016

Vleresohen me te miret nga projekti “Ndërvepro duke respektuar diversitetin”

Share This
Tags

Me një aktivitet të organizuar në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, është përmbyllur sot projekti “Ndërvepro duke respektuar diversitetin”, organizuar nga OJQ “Rinia Aktive e Gjakovës” në partneritet me OJQ “Amareo Ternipe”. Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i kësaj te fundit, Emrah Cermjani, ka vlerësuar aktivitetet e organizuara si dhe rezultatet e arritura ne integrimin e komuniteteve rom, egjiptas dhe ashkali me popullatën shumicë.

Me këtë rast është ndarë edhe shpërblimi për fotografinë më të mirë e cila si temë bosht ka patur diverzitetin përkatësisht bashkëpunimin e të rinjve të të gjitha etnive. Çmimi i parë i ka takuar të riut Shkamb Hadri, i cili inspirimin e tij për foton fituese e kishte gjetur tek natyra. Vendi i dytë për foton më të mirë i ka takuar Edi Vataj, ndërkaq i treti, pjesëtarit të komunitetit egjiptas, Visar Kukaqi. Pos kësaj për kontributin e dhënë gjatë realizimit të këtij projekti, me certifikata janë nderuar 14 aktivist vullnetar, pjesëmarrës në këtë projekt.