Vokshi në Konferencën Rajonale të të Dhënave për Zhvillimin e Rezultateve qe po mbahet në Stamboll
Komuna e Gjakovës paraqitet si shembull i mirë në rajon për hapjen e të dhënave dhe reformimin e administratës komunale. Drejtori i Administratës së Përgjithshme në komunën e Gjakovës Armend Vokshi, është duke e përfaqësuar Gjakovën në Konferencën Rajonale të të Dhënave për Zhvillimin e Rezultateve që po mbahet në Stamboll të Turqisë, konferencë e cila po trajton reformimin e administratës komunale dhe hapjen e të dhënave e transparencën. Në këtë aktivitet që përveç Konferencës po shoqërohet edhe me punëtorinë e rrjetit të liderëve për hapjen e të dhënave, drejtori Vokshi po prezanton praktikat më të mira rreth rolit të hapjes së të dhënave dhe reformës administrative të Komunën e Gjakovës, gjë që po vlerësohet si një shembull i mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet. Ndryshe, Gjakova është komuna e parë pjesëmarrëse si përfaqësuese e Kosovës në mesin e 8 vendeve të rajonit, Ballkanit, Azisë Qendrore dhe Evropës.










