.
Published On: Thu, Jul 27th, 2017

Vokshi takon krerët e Këshillave Lokalë

Share This
Tags

Prezantimi i shqetësimeve të banorëve të komunës së Gjakovës para Kuvendit Komunal të Gjakovës përmes kryetarëve të Këshillave Lokalë vlerësohet si një rrugë e zgjidhjes së shumë problemeve me të cilat ballafaqohen ata në përditshmëri.

Për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë, të enjten u mbajt një takim me kryetarët e Këshillave Lokalë të Komunës së Gjakovës.

Takimi që u drejtua nga nënkryetari Armend Vokshi kishte karakter informativ dhe bashkëpunues, dhe u mbajt me qëllim të koordinimit dhe njohjes së përgjegjësive, aktiviteteve dhe punëve ndërmjet Këshillave Lokale dhe përfaqësuesve të institucionit të Komunës.

Këtë takim kryetarët e Këshillave Lokale, e shfrytëzuan për të prezantuar hallet e mjediseve nga vijnë. Problemet e prezantuara kishin të bënin më tepër nga fusha e infrastrukturës.

Në anën tjetër, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, ka theksoi qëllimin kryesor të këtij takimi që është ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Këshillave Lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale të cilët kanë dhënë përgjigje në kërkesat e parashtruara, ndërkohë që në nismë të këtij takimi, nënkryetari Vokshi, ka bërë të ditur se Kastriot Shehdadi është emëruar koordinator komunal për bashkëpunim me Këshillat Lokalë, i cili, si i tillë, do të jetë një urë lidhëse ndërmjet Këshillave Lokalë dhe komunës.

Takimin e ka përshëndetur si të frytshëm dhe mundësi të gjera bashkëpunimi edhe kordinatori i Këshillave Lokalë, Fadil Selimaj./radiogjakova/