.
Published On: Sun, Jan 5th, 2014

Vulin në Gjakovë për Krishtlindjen ortodokse

Share This
Tags

vulin-aBeograd- Ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin, do të marr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes ortodokse në Manastirin e Bogodoricës në Gjakovë.

“Kjo, pas 15 vjetësh, është hera e parë që do të ndizet dushku në manastirin e Bogodoricës në Gjakovë, në qytetin që dikur ishin rreth 12.000 serbë, kurse tash janë vetëm katër murgesha serbe”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.

Në njoftim thuhet se Vulin do ta kaloj Krishtlindjen me gjakovarët dhe miqtë e tyre, të cilët nga qytete të ndryshme të Serbisë do të mbërrijnë në Gjakovë për këtë festë.