Vullnetaret e dhurimit te gjakut ne Gjakove i pergjigjen aksionit “Faleminderit që më shpëtuat jetën”
“Faleminderit që më shpëtuat jetën”, është motoja e aksionit vullnetar te dhurimit te gjakut ne komunën Gjakoves, duke i paraprire shënimit te 14 Qershorit-Dites boterore te te dhuruarit gjak, per te shpetuar jete. Ne fakt qe ne diten e pare, ne qendër te qytetit, ne afërsi te shtatores se Nenes Tereze, radha e bashkqytatareve tane ishte e gjate, ne pritje per te dhuruar gjakun e tyre per gjithë ata qe kane nevoje per lengun me te çmueshëm te jetës. Nga stafi mobil i Qendres se transfuzionit te gjakut ne Gjakove, u njoftuam se përgjatë tere dites kanë dhuruar gjak një numër i madh qytetaresh, nga gjitha moshat por ku dominuan të rinj.
Me kte rast, stafi i kësaj qendre, falënderon gjithë qytetarët gjakovarë, qe pa hezitim po i përgjigjen këtij aksioni, duke shprehur edhe këtë here vullnetin e mire dhe solidaritetin e tyre me gjithë ata qe kane nevoje “Për një pike gjak-për të shpëtuar një jete”. Ky aksion do te vazhdoj diteve ne vijim, edhe ne ambientet e transfuzionit te gjakut ne spitalin rajonal “Isa Grezda” ne Gjakove.










