.
Published On: Wed, Dec 3rd, 2014

VV: Komuna vazhdon me punësime të militantëve

Share This
Tags

vetevendosjePas publikimit të emrave të anëtarëve të Bordeve në tri ndërmarrjet publike në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje ju ka drejtuar përfaqësuesve të mediave me një reagim të cilën e kanë titulluar “Komuna vazhdon me punësime të militantëve”.

“Pas një kohe mjaft të gjatë, javën e kaluar u përzgjodhën anëtarët e Bordit të Drejtorëve për ndërmarrjet publike “Stacioni i autobusëve”, “Ngrohtorja e qytetit” dhe “Çabrati”, ndërmarrje këto jetike për funksionimin normal të qytetit.

“Duke i ditur problemet dhe keq-menaxhimin në të kaluarën si dhe situatën e rëndë me mbeturinat dhe ngrohjen qendrore të qytetit, një përzgjedhje e pandikuar politikisht dhe profesionale është kërkesa minimale që do të hapte rrugë për një ri-funksionalizim të këtyre ndërmarrjeve.

“Përkundër premtimeve të kësaj qeverisje për transparencë dhe profesionalizëm, edhe në këto konkurse vazhdoi rehatimi i militantëve partiakë, ashtu siç ka ndodhur edhe me konkurset e arsimit, me punëtorët e angazhuar me kontratë mbi vepër, e të tjera. Është dëshpëruese që vendet edhe ashtu të pakta të punës, por shumë të rëndësishme, janë mall në pazaret e koalicionit lokal”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë./radiogjakova/