Zarushi varroset të hënën
Gjakovë- Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina do të varroset të hënën në Gjakovë. Sipas Zyrës për Informim të Komunës, 27 janari është caktuar si datë për t’u mbajtur ceremonia mortore pasi procedurat për tërheqjen e trupit të së ndjeres nga morgu i Shkupit janë zgjatur.
“Për orën dhe organizimin e ceremonisë mortore opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në deklaraten e Zyrës për Informim.
Nuk dihet nëse Kuvendi Komunal do të mbajë një mbledhje komemorative për nder të anëtarës se saj tashmë të ndjerë./radiogjakova/










