.
Published On: Fri, Jan 24th, 2014

Zarushi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Share This
Tags

zarushi-Gjakovë- Asambleistja Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në Shkup dhe tashmë pritet që të khehet në spitalin e Gjakovës.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ka kontaktuar me stafin e mjekëve të “Isa Grezdës” në mënyrë që t’i rregullohet një ambient i veçantë për Xharavinen.

“Zarushi vazhdon të jetë në një gjendje të paqartë, një gjendje komatoze të rëndë. Ajo çfarë ka mbetur është të lutemi për të”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se menjëherë pas aksidentit ka mbledhur ekipin e saj në mënyrë që të shtojë sigurinë në rrugët e komunës. Kusari-Lila ka treguar se ka filluar evidentimi i pjesëve të qytetit ku mund të shenjëzohen stazat për biçikleta, ndërsa ka lutur shoferët e automjeteve që të kenë më tepër kujdes dhe të mos vozisin shpejt në pjesët e banuara./radiogjakova/