.
Published On: Sat, Aug 12th, 2017

Zbulohet busti i dëshmorit Hasan Hazir Osmani

Share This
Tags

Në 19-vjetorin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Nivokaz të Gjakovës është zbuluar busti i dëshmorit të kombit Hasan Hazir Osmani.

“Lufta heroike e Hasanit dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe jehona e saj, janë nderi dhe krenaria e Rekës së Keqe”, tha me këtë rast Musa Nivokazi.

Për këtë fshat të vogël të Gjakovës çmimi i lirisë ishte shumë i lartë. Mbi 30 dëshmorë dhe martirë, ranë në altarin e lirisë, shumica prej të cilëve në Meje të Gjakovës më 27 prill 1999.

Për të nderuar figurën e Hasan Hazir Osmanit në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues komunale, deputetja Teuta Haxhiu, bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë të familjes./radiogjakova/