.
Published On: Tue, Jul 12th, 2016

Zgjatet orarit i punës për ofrimin e shërbimeve të ofiqarisë gjatë sezonit veror

Share This
Tags

Me qellim te përmbushjes se nevojave te bashkëqytetarëve tane nga diaspora, te cilet po kthehen keto ditë per pushime ne vendlindje, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës për ofrimin e shërbimeve të ofiqarisë gjatë sezonit veror. Sipas ketij vendimi, nëpunësit e sektorit te gjendjes civile në Drejtorinë për Punë të Përgjithshme administrative, do të vazhdojne te punojnë qdo dite pune, deri me 19 shtator, me orar të zgjatur, nga ora 8 deri ne 18, ndërsa puna me palë fillon nga ora 08:30 e zgjatë deri ne 17:30. Ne fakt, obligimi për punë me orar te zgjatur vlenë vetëm për nëpunësit e sektorit të gjendjes civile, që punojnë në ndërtesën kryesore të administratës komunale, ndërkohqe, nëpunësit e 12 zyrave të vendit pas orarit te rregullt nga ora 8 deri ne 16, nuk janë të obliguar për pune shtesë, thone zyrtarët komunalë, duke u berë me dije të gjithë qytetarëve se gjatë kësaj periudhe kohore, mund të shfrytëzojnë të gjitha shërbimet e ofiqarisë në komunën e Gjakovës.