.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

Zgjedhjet e brendshme, Çaushi pret konfirmimin si kandidat i VV-së

Share This
Tags

Mbi 1 mijë anëtarë të Qendrës së Lëvizjës Vetëvendosje në Gjakovë të shtunën do të kenë mundësi të votojnë për kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të komunës.

Duke qenë se Driton Çaushi është kandidati i vetëm, anëtarët do të mund të shprehin mendimin e tyre për këtë kandidaturë duke zgjedhur njërën nga alternativat “për”, kundër” ose “abstenim”.

Vet Çaushi është optimist se do të marrë bekimin e anëtarësisë, duke qenë se kandidatura e tij erdhi pas propozimeve të këtyre të fundit.

Në këtë subjekt thonë se gjithçka është gati për zgjedhjet e brendshme. Të shtunën votohet prej orës 10:00 deri në 19:00 në dhjetë pika në të gjithë komunën e Gjakovës.

Po ashtu, nga Këshilli i qendrës ka nisur edhe shqyrtimi i kandidaturave për Asamble komunale. Asambleistët e kësaj legjislature, Mimoza Shala dhe Agon Batusha pritet të jenë sërish në listën e zgjedhjeve të 22 tetorit./radiogjakova/