.
Published On: Tue, Aug 8th, 2017

Zgjedhjet lokale, më 22 gusht afati i fundit për certifikimin e kandidatëve

Share This
Tags

Të martën e 22 gushtit është afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për Asamblenë komunale.

Për komunën e Gjakovës deri më tani si kandidat i deklaruar është vetëm Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Subjektet e tjera poltike mësohet se janë në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve të tyre.

Siç është paralajmëruar, në zgjedhjet e 22 tetorit për herë të parë kandidatin e saj për kryetar të komunës së Gjakovës do ta ketë edhe partia “Alternativa”.

Përpos kandidatëve për kryetarë, partitë politike do të garojnë edhe për Asamble komunale ku secili subjekt duhet të propozojë 35 kandidatë për aq vende të Asamblesë komunale të Gjakovës.

Ndërkohë në Komisionin Komunal Zgjedhor të Gjakovës thonë se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë./radiogjakova/