.
Published On: Sat, Apr 25th, 2015

Zgjidhen 29 studentët e parë që do përfitojnë bursa nga Komuna

Share This
Tags

komuna-gjkDrejtoria komunale e Arsimit ka publikuar emrat e 29 prej 50 studentëve të parë të cilët kanë përfituar bursa nga buxheti komunal.

Komisioni i caktuar nga Drejtoria e Arsimit për përzgjedhjen e këtyre studentëve ka njoftuar se në afatin e parë nuk janë marrë për bazë studentët e vitit të parë sipas konkursit të shpallur me arsyetim se nuk është paraparë me Rregulloren për ndarjen e subvencioneve të Komunës së Gjakovës.

Sipas anëtarëve të këtij komisioni, vendet e lira do të shpallen në konkursin plotësues, i cili do të hapet pas afatit të ankesave. Komisioni gjithashtu ka njoftuar se për vendet e lira do të shpallet konkursi plotësues.  Ndryshe, sipas komisionit, afati i ankesave është 15 ditë duke filluar nga 24 prilli./radiogjakova/