Zgjidhet shefi i Prokurimit dhe Zyrës së Informimit
Pas organizimit të konkursit dhe procesit të intervistimit, në Kuvendin Komunal të Gjakovës janë finalizuar vendimet për dy pozita të rëndësishme për funksionimin e drejt të institucionit më të lartë komunal, përkatësisht për Shefin e Zyrës së Prokurimit si dhe Shefin e Zyrës së Informimit.
Si bëhet e ditur, pas testit përkatës dhe intervistimit, panelet vlerësuese për pozitën Shefe e zyrës së Prokurimit kanë përzgjedhur Albana Bakallin, ndërkaq Shefe e zyrës së Informimit është emëruar Abetare Domi.
Pos kësaj një lëvizje e kuadrit ka ndodhur edhe në kabinetin e Kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila. Kështu, shefe e Kabinetit të kryetares është emëruar Hana Hoxha, ndërkohë që në pozitën e këshilltarit është emëruar Ali Tafërshiku. Kur jemi tek emërimet e reja në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit të Muzeut në komunën tonë./radiogjakova/










