.
Published On: Sat, Aug 12th, 2017

Zjarret, në Gjakovë vera më e qetë e viteve të fundit

Share This
Tags

Derisa zjarret e shumta kanë përfshirë disa vende të rajonit, zjarrfikësit e Brigadës në Gjakovë kanë qenë më të qetë këtë verë sa i përket intervenimeve në territorin e komunës së Gjakovës.

Sipas udhëheqësve të kësaj brigade, nuk mbahet në mend të ketë pasur më pak zjarre se sa ketë vit, që kryesisht gjatë sezonit të verës kanë qenë të përhapura në fusha dhe në pjesët malore.

Por, sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Pashtrik Xërxa, përveç se gatishmëria e Brigadës është në nivel të lartë për intervenim në çdo rast zjarri , meritor janë qytetarët që janë vetëdijesuar kryesisht sa i përket djegies së hamulloreve që ka qenë si problem në vitet e fundit./radiogjakova/