.
Published On: Mon, Aug 24th, 2015

Zjarrfikësit e Gjakovës, mungesë të madhe të pajisjeve dhe teknikës për punë

Share This
Tags

zjarrfiksat-gjkBrigada e zjarrfikësve të Gjakovës po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të madhe të pajisjeve dhe teknikës për punë, dhe kjo gjë po e dëmton rëndë efikasitetin e tyre në punë.

Sipas udhëheqësve të brigadës, kjo gjendje po ndodhë për shkak të paqartësive dhe përzierjes së kompetencave të nivelit qendror dhe atij lokal rreth menaxhimit dhe përkujdesjes për këtë brigadë. Ata kanë bërë të ditur se ka disa vite që zjarrfikësit nuk kanë marrë uniforma apo mjete tjera të punës, ndërsa ato ekzistueset dhe teknika tjetër përcjellëse janë dëmtuar dukshëm.

Megjithatë, sipas zjarrfikësve, përkundër kushteve të vështira, ata po arrijnë që me sukses të kënaqshëm të jenë në krye të detyrës, ndërsa premtojnë se po me kaq entuziazëm do të vazhdojnë të punojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.