.
Published On: Wed, Jul 20th, 2016

Zjarrfikësit në Gjakovë po përballen me vështirësi

Share This
Tags

Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë po përpëlitet me vështirësi të mëdha që të jetë në gatishmëri të plotë. Kjo për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes në rinovimin në teknikën e vjetërsuar, por edhe për mungesë të stafit të plotë. Sipas komandantit të kësaj Brigade, Pashtrik Xërxa, kjo brigadë ka së paku katër zjarrfikës më pak se para një kohe. Kjo për shkak të pensionimit të disa zjarrfikësve që nuk janë zëvendësuar akoma. Mirëpo Xërxa tha se problemi qëndron edhe në mungesën e buxhetit, i cili po pengon ndërhyrjen në makinerinë për rregullimin dhe aftësimin e saj. Sipas Xërxës teknika në këtë brigadë është e vjetër gati 40 vjet. Kjo sipas tij po bëhet problem gjithnjë e më i shpeshtë.

Ndryshe, Brigada e Zjarrfikësve për ndryshim nga vitet e kaluara, ka pasur një vit më të qetë, përfshirë edhe ditët ne sezonin e verës. Në gjashtë muajt e parë të vitit kanë pasur vetëm 150 intervenime, që fatbardhësisht, është jashtëzakonisht pak duke krahasuar me vitet e kaluara.