.
Published On: Fri, Jul 21st, 2017

Zv.ambasadori britanik qëndron në Gjakovë

Share This
Tags

Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, zv.ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Tom Adams, vizitoi organizatën “Medica Gjakova”.

Aty u takua me drejtoreshën Mirlinda Sada. Ata diskutuan nevojën urgjente për të pasur drejtësi për viktimat e dhunës seksuale dhe për t’i dhënë fund stigmës e cila ende e rrethon këtë çështje.

Më pas, Adams u takua me Nysrete Kumnovën, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” për të diskutuar gjendjen e vështirë lidhur me personat e pagjetur dhe familjeve të tyre.

Ai ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar familjet dhe institucionet qeveritare që të merren në mënyrë efektive me këtë çështje të rëndësishme.

Adams përfundoi vizitën e tij në Gjakovë duke vizituar organizatat “YMCA in Kosovo” dhe “BONEVET”.