Ngrohja në shkolla, sfida e Drejtorisë së Arsimit
Problemet me ngrohjen e hapësirave shkollore në mungesë edhe të ngrohjes termike nga ngrohtorja e qytetit në Gjakovë, kanë bërë që në Drejtorinë komunale për Arsim në Gjakovë, ndër projektet prioritare për vitin 2015 të jetë Renovimi i Instalimeve të Ngrohjes Qendrore në disa shkolla të komunës së Gjakovës, me ç’rast parashihet kthimi i procesit të punës në kaldaja, nga djegëja me naftë në djegje me pelet.
Sa i përket projekteve tjera të parapara të realizohen gjatë këtij viti, veçohet ndërtimi i objektit të ri të Shkollës Fillore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Ponoshec, duke u nisur nga fakti se objekti ekzistues është shumë i vjetër dhe i pa renovueshëm, pastaj renovimet e planifikuara në Shkollën Fillore “Yll Morina” ku planifikohet të bëhet ndërrimi i dyshemeve në dhomat e mësimit dhe renovimi i kulmit.
Një projekt tjetër i planifikuar për vitin në vijim i Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, është rrethimi dhe rregullimi i oborrit të Shkollës Fillore “Kelmend Rizvanolli” në brendi të qytetit, pastaj renovimi i Shkollës Fillore “Zef Lush Marku” në Brekoc, e të tjera./radiogjakova/