.
Published On: Mon, Feb 9th, 2015

Rreth 13 mijë nënshkrime kundër Jabllanoviqit

Share This
Tags

jabllanovic-aleksanderEdhe pas shkarkimit të Jabllanoviqit nga posti i Ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës, në Gjakovë ka vazhduar nënshkrimi i qytetarëve për kallzim penal ndaj tij. Kjo iniciativë e Shoqërisë Civile në Gjakovë, ka përfunduar këtë fundjavë, ndërkohë që do të vazhdohet me procedimin e saj përmes rrugëve ligjore.

Si jemi njoftuar nga njëri prej organizatorëve të kësaj iniciative, Flamur Bellaja, edhe përkundër motit jo të përshtatshëm gatishmëria e qytetarëve për të qenë pjesë e kësaj përpjekje për kallzim penal ndaj Jabllanovitit ka qenë mjaftë e madhe. Sipas tij janë mbledhur afro 13 mijë nënshkrime, ndërkohë që mungojnë nënshkrimet nga diaspora, përkatësisht nga Belgjika dhe Gjermania, meqë edhe pse janë dërguar përmes postës, ato nuk kanë arritur në Gjakovë.

Në anën tjetër, një organizator tjetër i kësaj iniciative, Driton Dobruna, jurist, për Radio Gjakovën ka thënë se bazuar në takimet e zhvilluara paraprake ekziston një shpresë se kjo iniciativë e qytetarëve të Gjakovës do të realizohet. Lidhur me këtë ai ka veçuar takimin dhe përkrahjen që ka marr nga kryeprokurorja e Gjakovës, Shpresa Bakija./radiogjakova/