.
Published On: Mon, Feb 9th, 2015

Vetëm në dy godina keqpërdoren 58 banesa

Share This
Tags

gjakova-Nga hulumtimet e bëra nga Task Forca për verifikimin e pronës komunale në Gjakovë, vetëm në dy  godina komunale janë identifikuar 58 banesa të cilat shfrytëzohen në formë jo të rregullt, përkatësisht ilegale.

Kështu, në godinën e cila ndodhet prapa stadiumit të qytetit e cila ka gjithsejtë 40 banesa, 25 prej tyre shfrytëzohen në mënyrë jo të rregullt, përkatësisht pa pagesë, ndërkohë që 15 banesa të tjera janë të uzurpuara dhe për ato ka dyshime se shfrytëzohen për veprimtari të paligjshme.

Në anën tjetër, bazuar në raportin e publikuar lidhur me verifikimin e pronës komunale, në godinën tjetër e cila ndodhët në rrugën e “Dibranëve”  ku gjendën gjithsejtë 22 banesa, madje 18 prej tyre janë në shfrytëzim të paevindetuar. E gjithë kjo fletë për një shkallë të lartë të keqpërdorimit, përkatësisht keqtrajtimit të pronës komunale në Gjakovë./radiogjakova/