Vëllaznimi fiton në tavolinë kundër Lepencit
Prishtinë- Edhe pse ndeshja e fundit e zhvilluar në Kaçanik mes Lepencit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat 1 me 0, megjithatë tri pikë do t’i takojnë Vëllaznimit, pasiqë skuadra e Lepencit kishte aktivizuar një lojtarë pa të drejtë loje.
Me këto tri pikë të reja nga rezultati zyrtar 0 me 3 ndaj Lepencit, Vëllaznimi merr kryesimin ne tabelen e garave të Ligës së parë futbollistike të Kosovës./radiogjakova/