.
Published On: Thu, Nov 7th, 2013

Tetë fitore rradhazi për Vëllaznimin

Share This
Tags

vellaznimi-kfGjakovë- Futbollistët e Vëllaznimit kanë mposhtur të mërkurën Dukagjinin e Klinës me rezultat 3 me 0 në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë futbollistike të Kosovës dhe me këtë kanë radhitur fitoren e tetë me radhë.

Loja e mirë dhe angazhuese e futbollistëve “kuqezinjë” ka dhënë fryt që në minutën e 17’ kur Mevlan Zeka shënoi për 1:0 me të cilin rezultat u mbyll pjesëloja e parë.

Në të dytën u shënuan edhe dy gola. Në minutën e 57’ Gjergj Bushaj shënoi për 2:0 e në minutën e 82’ rezultatin përfundimtarë e mbylli Yll Myrta.

Nga ndeshja në ndeshje Vëllaznimi po dëshmonë angazhim dhe cilësi në lojë që po reflekton me kryesimin e tabeles klasifikuese.

Vëllaznimi aktivizoi këtë njëmbëdhjetësh: Muhaxhiri, Qarkagjia, Kasapi, Tetrica, Ylber Myrta,(R.Juniku), Gjeraj, Buqaj (Yll Myrta), Dylazeka, Zeka(Gojani), Bardhoku dhe Bushaj./radiogjakova/