.
Published On: Tue, Nov 26th, 2013

Aktivitetet e së martes të Kusari-Liles dhe Lekajt

Share This
Tags

zgjedhje-Gjakovë- Aktivitetet e dy kandidatëve që garojnë në balotazhin e 1 dhjetorit në Gjakovë do të vazhdojnë edhe të marten me një sërë vizitash e takimesh me qytetarët.

Në kuadër të kësaj, kandidati i AAK-se, Pal Lekaj aktivitetet i fillon në orën 17:00 në takim me banorët e fshatit Ponoshec, per te vazhduar në orën 18:00 me banorët e fshatit Botushë, në orën 19:00 me banorët e fshatit Nivokaz, në orën 20:00 me banorët e fshatit Dobrosh dhe në orën 21 me banorët e fshatit Rracaj.

Kurse, Mimoza Kusari–Lila dhe bashkëpunëtorët e saj nga AKR-ja, në orën 12:00 do të takohet me banorë të fshatit Ramoc, në orën 13 e 30 ajo do të takohet me banorë të rrugës së Çabratit dhe të lagjes së Gërqarëve, ndërsa në orën 15:00 me banorë të bllokut të ri, përkatësisht të rrugës “Bujar Roka”./radiogjakova/