Mbyllen votimet në Gjakovë, pjesëmarrja 45.12%
Gjakovë- Janë mbyllur të gjitha vendvotimet në 28 qendrat e komunës së Gjakovës të cilët qëndruan për 12 orë në pritje të votuesve të cilët paten rastin të votojnë njërin prej dy kandidatëve për kryetar.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet se të drejten e tyre për të votuar në komunën e Gjakovës e kanë shfrytëzuar 48 mijë e 469 persona ose 45.12%. Kjo është për rreth 2 % më tepër se në raundin e parë.
Të kujtojmë se në raundin e parë, më 3 nëntor, kanë votuar 46 mijë e 40 votues osë në përqindje rreth 43.85% e qytetarëve të regjistruar në listen e votuesve.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë incident i cili ka dëmtuar rëndë procesin zgjedhor, përveç disa rasteve të vogla e të cilat janë raportuar nga partitë edhe në PZAP./radiogjakova/